Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë e ka zyrtarizuar Hajrullah Çekun si kandidat për kryetar të Prishtinës.
Aty mori pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, që synimin për fitore në Prishtinë e cilësoi si “detyrë historike”.
Çeku ka shkruar në Facebook, duke thënë se ky nuk është vetëm hap formal, por zotim i qartë.
“Ky nuk është vetëm një hap formal, por një zotim i qartë për një drejtim të ri për kryeqytetin tonë, një Prishtinë që funksionon, që zhvillohet dhe që nuk lë askënd pas”, ka shkruar ai.
Pasi u zyrtarizua e ta marrë fjalën, Çekut ia zgjati dorën edhe Mefail Bajqinovcit, i cili ishte përmendur si kandidat për kryetar të Prishtinës, interes që ai në formë indirekte edhe e kishte shprehur.
Por, në fund Çeku u përzgjodh nga partia, e Bajqinovci duket të jetë në paqe me këtë – së paku publikisht. /Gazeta Express