Kurti e Vuçiq takohen nesër në Bruksel, fillimisht priten nga Borrelli - Gazeta Express
string(69) "kurti-e-vuciq-takohen-neser-ne-bruksel-fillimisht-priten-nga-borrelli"

Kurti e Vuçiq takohen nesër në Bruksel, fillimisht priten nga Borrelli

Lajme

Gazeta Express

25/06/2024 7:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen neser në Bruksel.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell do t’i presë fillimisht ata, siç thuhet në një njoftim të BE-së.

Lexo Edhe:

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh”, thuhet në njoftim.

BE thotë se në takime do të analizohet ajo që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrell dhe “do të fokusohen në rrugën përpara”.

“Do të ketë deklarata për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë përpara dhe në fund të takimeve në ndërtesën e EEAS”, thuhet në njoftim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se sot në mbrëmje do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të ketë “bisedime të rëndësishme”. Sa i përket dialogut me Kosovë, Vuçiq tha se nuk beson që “pala tjetër” do të krijojë Asociacionin.

Ai paralajmëroi takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Gert Jan Köppmann.

Ai theksoi se takimi me Kopman është veçanërisht i rëndësishëm.

“Kopman është një drejtor që është shumë i rëndësishëm për ne për axhendën e rritjes dhe për të gjitha këto reforma rreth tregut të përbashkët, vijave të gjelbra, korridoreve të gjelbra dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiq.

Sipas tij,”Kosova mbetet sfidë e madhe e sigurisë, politike dhe njerëzore”.

“Ne do të sillemi në mënyrë konstruktive, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që të zgjidhim problemet me dialog, t’i zgjidhim gjërat me dialog. Unë nuk besoj në vullnetin e palës tjetër për të marrë pjesë në krijimin e Asociacionit. Unë Kam frikë nga provokimet e tyre, por ne do të qëndrojmë të vendosur dhe seriozë”, tha Vuçiq.