Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin në samitin dyditor që nisi dje e do të mbahet edhe sot në Shkup.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, do të jenë ndër folësit e këtij samiti.
Mbrëmë, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Ëinery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.
Pjesa kryesore e takimit zhvillohet sot në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare.
Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale.