Shkruan: Halil Matoshi:
Në Kosovë âsht cënu rân reni kushtetues dhe demokratik. Albin Kurti dhe nacionalistat e majtë kosovarë e trajtojnë Kosovën jo si shtet sovran, që ka interesat e veta strikte e që vepron simas Raison d’Etat, por sillet si nji entitet territorial parashtetnor, pa rend kushtetues, si Republika Srpska!?
A ka kush me e nalë këtë mësymje antikosovare?
1.
Partitë politike nga blloku ish opozitar janë në vuejtje sepse i kanë ndihmu politikat policore te Kurtit në veri, tue qenë me orientim nacionalist, që në kontekstin institucional kosovar âsht levë kundër shtetit dhe institucioneve demokratike të saj!
Elita politike kosovare e ka trajtu shtetin si entitet gjysëmsovran – në raport me Shqipninë – pra tue përdorë rendin simbolik të shtetit shqiptar dhe tue mbajtë gjallë idenë e bashkimit me Shqipni!
Dmth. shteti kosovar i njohun nga 120 kombe të botës, trajtohet nga vet elita politike kosovare si nji Republika Srpska në raport me Serbinë.
2.
Qe pse Albin Kurti nuk do me i kriju institucionet që burojnë nga vota e 9 shkurtit 2025?
Kurti ka marrë hez me e instrumentalizu votën e qytetarëve për shtetin, si votë që i mundëson atina nji SITUATË REVOLUCIONARE, (gjendje pa institucione të mandatueme dhe vakuum institucional ku ai de organizata e tina janë mbi ligjin) me e shpërba Republikën e vetme kosovare – që ka mbështetje ndërkombëtare – që ai e cilëson si të dytë, në këmbim të REPUBLIKËS SË TRETË, e cila rrezikon dështimin e shtetit, sepse nuk ka asnji garanci ndërkombëtare!
Këtë tashmâ e din Presidentja Vjosa Osmani porse ajo të vetmin mekanizëm me e nalë shpërbamjen e rendit kushtetues e ka dorëheqjen që me automatizëm e qon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme!?
A ka forcë morale me e bâ këtë akt etik dhe patriotik ajo?
Dyshoj.
3.
Kurti mendjelehtë, në këtë turr skizofrenik politik, sëpari po e sulmon Listën Serbe si organizatë terroriste, për ta detronizu atë e zavendësu me serbë lojalë ndaj idesë së tij që ta suprimojë kategorinë kushtetuese të votës së dyfisht (vota e kualifiueme) pra Nenin 81 të Kyshtetutës në tansi (Legjislacioni me interes vital) porse Kurti nuk e ka studju asniherë frymën e Kushtetutës kosovare, se Neni 1.3 bashkë me atë 81 e mban në kâmë shtetin kosovar, të krijuem me ndihmën ndërkombëtare!
Asnji nga prerrogativat e Nenit 81 (janë tetë) nuk munen me iu nënshtru referendumit, edhe nëse Kosova voton nji Ligj për referendum dhe Kurti harron sidomos faktin se simas Nenit 65 pika 2; që sanksionon se Kuvendi vendosë për ndërrimin e Kushtetutës vetëm me 2/3 e votave në Kuvend, përfshi shumicën e votave të pakicave (parasëgjithash 2/3 e deputetëve të komunitetit serb;)
4.
Kurti për fund mësynë me e suprimu Nenin 1.3 të Kushtetutës (Republika e Kosovës nuk ka pretendime territorriale ndaj asnji shteti ose pjese të ndonji shteti dhe nuk do të kërkojë bashkimin me asnji shtet apo pjesë të ndonji shteti; për me e shpalljën e Projektin e tij fantom, entitetin Republikë e tretë, përmes nji referndumi për formën e qeverisjës dhe bashkimit me Shqipni.
Kurti punon për historinë e shekullit 19, paçka se e ndajnë gati dyqindë vjet nga realiteti!?
Megalimania mendjelehtë e Kurtit nuk ndalet nga mendjeletët tjerë nacinal-romantikë të shkollës enveriste!
Kurti munet me u nalë veç nga Administrata Trump dhe ShBAja!
5.
Populli i zemëruem munet me e sulmu rendin kushtetues, prandej elitat kulturore e politike duhet ta mbrojnë Kushtetutën nga populli, thotë Profesor Dr. Christian Starck nga Universiteti i Göttingen-it.
6.
A ka shteti kosovar mburojë???
Druej se jo!?