Ambasador i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.
Bajrami ka thënë se ata kanë pasur bisedë të ‘’frytshme’’ për sigurinë, mbrojtjen si dhe për bashkëpunimin strategjik.
‘‘Kënaqësi të takoja Ambasadorin Ilir Gjoni në Përfaqësinë e Përhershme të Shqipërisë pranë NATO-s, për një bisedë të frytshme mbi sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin strategjik’’, ka shkruar ai.
Ambasadori i Kosovës në Belgjik ka thënë se vendi është më fat që e ka ndër aleatët e saj si pjesë të NATO-s.
‘‘Kosova është vërtet me fat që ka të afërmin tonë midis miqve dhe aleatëve tanë të Atlantikut të Veriut’’, ka shkruar ai në ‘’X’’.
A pleasure to meet Ambassador Ilir Gjoni at Albania’s Permanent Representation to NATO for an engaging discussion on security, defense, and strategic cooperation.#Kosova is truly fortunate to have our next of kin among our North Atlantic friends and allies. pic.twitter.com/5kWDxLV50e
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) October 30, 2025
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...