Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës - Gazeta Express
string(122) "kurti-e-publikon-urimin-rama-i-thekson-arritjet-e-kosoves-me-ndihmen-e-aleateve-perulemi-perpara-themeluesve-te-republikes"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 10:17

Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 10:17

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Rama në letër thotë se përulet para themeluesve të Republikës, duke iu shprehur atyre mirënjohje.

Po ashtu, Rama në letër përmend edhe ndihmën e aleatëve për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama.

Në urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti, e përmes tij të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement