Petar Sorensen, emisari i Bashkimt Evropia për dialogun Kosovë-Serbi, nesër do ta zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Sorensen të hënën do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ky takim do të zhvillohet në ora 10:30, më pas emisari i BE-së do të ketë takim edhe me zëvendëskryeminstrin në detyrë Besnik Bislimin.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Pas takimi me kryeministrin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi”, thuhet në njoftimin e ZKM.
Është e konfirmuar që emisari evropian do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Sorensen është pasardhës i Miroslav Lajçak, gjatë mandatit të të cilit është arritur një marrëveshje e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe aneksi i Ohrit.
Marrëveshje ishte zotim dypalësh, por jo edhe nënshkrim.
Kosova akuzon Serbinë që nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit, ndërkaq Beogradi akuzon Kosovën se nuk po e implementojnë Asocacionin e komunave me shumicë serbe. /Gazeta Express