Kurti e pret nesër në takim Cholletin - Gazeta Express
string(37) "kurti-e-pret-neser-ne-takim-cholletin"

Kurti e pret nesër në takim Cholletin

Lajme

Gazeta Express

10/01/2023 19:03

Kryeministri Albin Kurti do ta pres nesër në takim Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, raporton Express.

Sipas njoftimit të ZKM’së, takimi do të mbahet nga ora 14:30.

Lexo Edhe:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Chollet ka folur për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

I pyetur për çështjen e Asociacionit, Chollet ka thënë se është një prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Express.

“Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”, ka deklaruar Chollet.

Sa i përket propozimit franko-gjerman, këshilltari i DASH ka thënë se është “një drejtim të arritshëm”, por se do të dojë shumë punë dhe vendime të vështira nga udhëheqësit e të dy vendeve.

“Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati. Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.