Kurti e pret kryetarin e Kuvendit të RMV bashkë me Deharin, Konjufcën e Haxhiun që s'po mund të bëhet kryeparlamentare - Gazeta Express
string(125) "kurti-e-pret-ne-takim-kryetarin-e-kuvendit-te-rmv-bashke-me-deharin-konjufcen-e-haxhiun-qe-spo-mund-te-behet-kryeparlamentare"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 17:59

Kurti e pret kryetarin e Kuvendit të RMV bashkë me Deharin, Konjufcën e Haxhiun që s’po mund të bëhet kryeparlamentare

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 17:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka pritur në takim në zyrën e tij në qeveri kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Për ta pritur kryeparlamentarin shqiptar në Shkup, Kurti e mori me vete kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media.

Haxhiu, e cila mori pjesë në takim, ka qenë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, por pa mundur të zgjedhet në këtë pozitë, duke dështuar disa herë radhazi t’i marrë votat e nevojshme (61).

Dehari, ndërkaq, u gjet nga Gjykata Kushtetuese se ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, në një insistim të partisë së Kurtit për ta bërë të fshehtë votimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë nesër në 11:00.