Kurti e pranon: Marrëveshja mund të shihet si koncesion, por dobia është më e madhe - Gazeta Express
string(81) "kurti-e-pranon-marreveshja-mund-te-shihet-si-koncesion-por-dobia-eshte-me-e-madhe"

Kurti e pranon: Marrëveshja mund të shihet si koncesion, por dobia është më e madhe

Lajme

Gazeta Express

24/11/2022 12:36

Kryeministri Albin Kurti nuk është penduar që nuk e ka përfillur kërkesën e SHBA-së që ta shtyjë për 10 muaj zbatimin e vendimit të Qeverisë për zëvendësimit e targave ilegale të lëshuara nga Serbia.

Kurti tha në seancën e sotme të Kuvendit se u bë më mirë me marrëveshjen e arritur të mërkurën mbrëma në Bruksel. Ai tha se marrëveshja “mund të shihet edhe si koncesion”, por ai beson se “dobia ka qenë shumë e madhe” dhe se nuk është cenuar “kurrfarë substance” e vendit.

Lexo Edhe:

“Janë më pak se 200 automjete në Kosovë me shoferë e pronarë serbë që i kanë tabelat ilegale KM, PR, DJ e të tjera, e të cilat janë regjistruar sivjet. Krejt tjerat janë më të vjetra se sivjet. Atyre krejt ka me ju dalë regjistrimi. S’ka më regjistrim. Është e vërtetë që po bëhet fjalë për një pjesë të vendit tonë, për veriun, por po bëhet po ashtu fjalë për një pjesë të Serbisë për qendrën e regjistrimit të automjeteve në Rashkë. A është koncesion? Po, mund të shihet edhe si koncesion. Por unë besoj që dobia ka qenë shumë e madhe dhe nuk kemi cenuar kurrfarë substance. Për besë nuk kemi cenuar kurrfarë substance të vendit tonë”, tha Kurti.

Sipas shefit të Qeverisë, më keq do të ishte po të ishte pranuar kërkesa e SHBA-së para fillimit të këtij muaji.

“Do të cenohej substanca shumë më tepër me 10-12 muaj”, tha ai.