string(102) "kurti-e-osmani-bashke-ne-defender-2025-kete-armatim-qe-po-e-shihni-ketu-eshte-blere-tri-vitet-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:12

Kurti e Osmani bashkë në “Defender 2025”: Këtë armatim që po e shihni këtu është blerë tri vitet e fundit

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:12

Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti në Poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”, ka lavdëruar qeverinë e tij për investime në FSK.

Ai tha se është dyfishuar numri në ushtri, janë katërfishuar trajnimet jashtë vendit, trefishuar buxheti për mbrojtje, gjithnjë me SHBA-në dhe vendet partnere.

“Kemi arritur që të tregojmë, të demonstrojmë fuqinë tonë, ndërveprueshmërinë që e kemi me NATO-n dhe në këtë mënyrë ta forcojmë kauzën tonë që anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm për dobinë tonë, por edhe për kontributin, të cilin do ta japim.

Në “Defender 25” kanë marrë pjesë 29 shtete dhe ne kemi pasur privilegjin të jemi në mesin e 18 shteteve nikoqire. Gjithsej kanë qenë 25 mijë ushtarë. Kosova ka marrë pjesë me 938 ushtarë të FSK-së. Bashkëpunimi dhe ushtrimi e nxjerrin më të mirën edhe të ushtrisë, edhe të ushtarëve. I gjithë ky armatim që po e shihni këtu të demonstruar është blerë gjatë këtyre tri viteve të fundit, përveç një automatiku që ka qenë edhe me herët. Sepse ne e kemi dyfishuar numrin e ushtrisë, i kemi katërfishuar trajnimet jashtë vendit, e kemi trefishuar buxhetin për mbrojtje, gjithnjë me SHBA-në dhe vendet partnere. Ju e patë se sa të zotë janë ushtarakët tanë, jemi në një poligon që si zonë e trajnimit po bëhet ndër më të mirat në rajon. 4 mijë e 500 hektarë tonë i kemi shpronësuar dhe Ministria është pronar këtu në Babaj të Bokës”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

aaaaa