Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë.
“Dr. Berisha e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar. Kryeministri Kurti e uroi z. Berisha për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim.
