string(116) "kurti-e-krijon-bordin-e-perbashket-te-mitrovices-se-veriut-dhe-jugut-qe-ahtisaari-e-kishte-propozuar-para-17-vjetesh"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 14:12

Kurti e krijon bordin e përbashkët të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut që Ahtisaari e kishte propozuar para 18 vjetësh

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 14:12

Është themeluar bordi i përbashkët i Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, gjë që ishte paraparë në pakon e Ahtisaarit 18 vjet më parë. Kjo pako ishte kundërshtuar nga VV në krye me Albin Kurtin asokohe, por tash vetë Kurti e jetësoi bordin.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se në objektin e MAPL’së në Mitrovicë të Veriut është mbajtur takimi i parë i këtij bordi.

“Në objektin e MAPL-së në Mitrovicën e veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët, i kryesuar nga unë si përfaqësues i Kryeministrit Albin Kurti, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Kryetarit Erden Atiq, nënkryetarit, Arian Tahiri dhe anëtarëve të bordit nga dy komunat.”

Kurti për këtë cështje javën e kaluar ka shkuar për takim te Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe ai Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza, takimi kishte marrë vëmendje më shumë për shkak të konotacionit politik.

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës së Veriut dhe Jugut është themeluar disa muaj para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Sipas Krasniqit ky bashkëpunim parashihet me ligjin për kufijtë administrativë të komunave që parashikon bashkëpunim të ngushtë mes dy komunave përmes krijimit të një bordi të përbashkët funksional.

Ai ka shkruar se përmes bashkëpunimit në fusha të caktuara, ky bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta, do të ndërtojë besim dhe do të rrisë efikasitetin “duke dëshmuar se ndarjet e së kaluarës mund të tejkalohen”.

“Ky bashkëpunim parashihet me ligjin për kufijtë administrativë të komunave i cili parashikon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy komunave përmes krijimit të një Bordi të Përbashkët funksional. Themelimi i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut vendos një model të ri bashkëpunimi institucional, që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Përmes bashkërendimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta, ndërton besim dhe rritur efikasitetin duke dëshmuar se ndarjet e së kaluarës mund të tejkalohen. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim është shembull i qeverisjes së mençur dhe përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve, pa asnjë dallim.”

Çka thuhet në nenin 13 që është në kuadër të aneksit të decentralizimit të Pakos së Ahtisaarit

Në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës do të themelohen dy komuna të reja, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut më 2 shkurt me kufijtë përkatës komunalë siç parashikohen në shtojcën e aneksit III. 13.2. Do të themelohet një Bord i Përbashkët i komunave të Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore për të kryer bashkëpunim funksional në fushat e kompetencave të tyre, siç është rënë dakord nga komunat. 13.3. Bordi i Përbashkët do të përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, me pesë përfaqësues të zgjedhur nga secila komunë, dhe një përfaqësues ndërkombëtar të zgjedhur nga PCN-ja. Bordi i Përbashkët do të kryesohet nga përfaqësuesi ndërkombëtar. 13.4. PCN-ja do të krijojë një zyrë në Mitrovicë, e cila do të përqendrohet, në veçanti, në fushat e sigurisë/sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes/kthimit, të drejtave pronësore/strehimit dhe zhvillimit ekonomik, siç përcaktohet në Aneksin IX të kësaj Marrëveshjeje. 13.5. Gjatë periudhës së tranzicionit 120-ditore, PSSP-ja do të krijojë struktura të përkohshme komunale, në koordinim me PCN-në, për komunën e re të Mitrovicës Veriore, me kufijtë e saj siç janë përcaktuar në shtojcën e këtij Aneksi. Pas përfundimit të periudhës së tranzicionit, strukturat e tilla të përkohshme komunale do të jenë nën autoritetin e PCN-së, deri në kohën e zgjedhjeve të para lokale në atë komunë.