Kurti e konfirmon "me zor" pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Osmani - Gazeta Express
string(81) "kurti-e-konfirmon-me-zor-pjesemarrjen-ne-takimin-e-thirrur-nga-presidentja-osmani"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 18:49

Kurti e konfirmon “me zor” pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja Osmani

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 18:49

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin konsultues të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për më 3 korrik, që synon adresimin e situatës politike që po zgjat tash e pesë muaj, raporton Ekonomia Online.

“Kam marrë pjesë më herët e do të marrë pjesë edhe tash”, tha Kurti.

Ai u përgjigj lidhur me këtë çështje gjatë një ceremonie për vendosjen e gurthemelit të dy urave të reja infrastrukturore. Megjithatë, nuk e fshehu pakënaqësinë me mënyrën se si iu drejtua pyetja nga gazetarët, duke thënë me ironi: “Por, dy urat sot janë tema”.

Përveç Kurtit, praninë në takim e kanë konfirmuar edhe liderët kryesorë të partive opozitare: kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ftesës së presidentes i janë përgjigjur pozitivisht edhe përfaqësues të komuniteteve jo-shqiptare në Kuvendin e Kosovës.