Kurti e emërëon kryengociator të Kosovës me BE'në, këshilltarin e tij Jeton Zulfaj - Gazeta Express
string(80) "kurti-e-emereon-kryengociator-te-kosoves-me-bene-keshilltarin-e-tij-jeton-zulfaj"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 0:11

Kurti e emërëon kryengociator të Kosovës me BE’në, këshilltarin e tij Jeton Zulfaj

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 0:11

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimi Evropian, duke e ngarkuar drejtpërdrejt me drejtimin e procesit të integrimit evropian dhe koordinimin e institucioneve në këtë fushë.

Zulfaj do të shërbejë edhe si koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, duke qenë pika kryesore e kontaktit me Komisionin Evropian, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se ky emërim i hap rrugë Kosovës për qasje në rreth 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, në formë kredish dhe grantesh.

Komunikata e plotë:

Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me BE dhe Koordinator për Instrumentin për Reforma dhe Rritje

Prishtinë, 19 mars 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Jeton Zulfaj Kryenegociator të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian. Z. Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore.

Z. Zulfaj u emërua gjithashtu Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument, përfshirë rolin si pikë e vetme kontakti me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes së BE-së.

Ky vendim kompleton kornizën ligjore për qasjen në fondet e Planit të Rritjes të BE-së, nga i cili Kosova pritet të përfitojë 882 milionë euro në kredi dhe grante.

Advertisement
Advertisement
Advertisement