Kurti e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Akt i paprecedent që rrezikon destabilizimin e rajonit, bota t'i japë fund armiqësive - Gazeta Express
string(127) "kurti-e-denon-sulmin-e-iranit-ndaj-izraelit-akt-i-paprecedent-qe-rrezikon-destabilizimin-e-rajonit-bota-ti-jape-fund-armiqesive"

Kurti e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Akt i paprecedent që rrezikon destabilizimin e rajonit, bota t’i japë fund armiqësive

Lajme

Gazeta Express

14/04/2024 10:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Ai ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

Lexo Edhe:

“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.