Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh? - Gazeta Express
string(62) "kurti-e-bernabiq-perplasen-ne-tirane-a-deshiron-te-na-pushtosh"

Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh?

Lajme

Gazeta Express

10/06/2021 15:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq kërkoi që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet, Kështu raporton mediumi serb, Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Lexo Edhe:

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Bërnabiq tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug, transmeton Express.