Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, theksohet në njoftim.