Kurti e bën me dije që i ka numrat e Hamzës dhe Abdixhikut: Komunikojmë në telefon, pa asistentë… - Gazeta Express
string(94) "kurti-e-ben-me-dije-qe-i-ka-numrat-e-hamzes-dhe-abdixhikut-komunikojme-ne-telefon-pa-asistente"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 20:03

Kurti e bën me dije që i ka numrat e Hamzës dhe Abdixhikut: Komunikojmë në telefon, pa asistentë…

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 20:03

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media, ku u deklarua rreth vendimit të presidentes Vjosa Osmani për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, foli edhe për komunikimet që ka pasur me liderët opozitarë.

Kryeministri, gjatë fjalës së tij, bëri të ditur se ka zhvilluar biseda telefonike me kryetarin e PDK’së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK’së Lumir Abdixhiku, përcjell Express.

Ai tha se mes tij  dhe liderëve opozitarë, ‘’nuk ekziston ndërmjetësuesi dhe kjo është shenjë e mirë’’.

‘’Por unë i falënderoj edhe për një gjë tjetër, se edhe kur nuk jemi takuar, kemi komunikuar me njëri tjetrin me telefon. Nuk i kemi as sekretarët as asistentët ndërmjetësues. Pra midis dy kryetarëve të partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së dhe meje nuk ekziston ndërmjetësuesi dhe kjo është shenjë e mirë e parlamentarizmit, i bashkëpunimit politik në Republikën tonë. Por, atmosfera e mirë nuk garanton marrëveshje, nuk sjellë hapa konkret dhe ky është realiteti në të cilin jetojmë ne sot’’, ka thënë Kurti në konferencën e sotme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement