Kryeministri i në detyrë Kosovës, më në fund ka folur për dorëheqjen e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe punimin akademik të Dimal Bashës të vitit 2012, bashkautor me Jana Arsovska, profesoreshë në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay”, ku thuhet se UÇK-ja kishte bashkëpunuar me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë paratë e drogës.
Kurti e ka justifikuar punimin e Bashës, duke përdorur sqarimin e vet Bashës që e dha para pak ditësh.
“Ai e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade dhe aty ka treguar se kapitulli që e ka shkruar ai nuk ka asgjë të bëj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe njëherë ka shprehur vlerësimet më të larta për UÇK-në”, tha Kurti
Madje ai tha se problemet në Kosovë nuk erdhën nga artikulli i Bashës si bashkëautor, duke sulmuar kështu Qeveritë e kaluara.
“Problemet i kemi kur është nënshrku Zajednica, kur janë amnistu kriminelët serbë, kur është votuar gjykata speciale, kur është themelu Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin, kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga kjo parti, kur kanë hy në pazare për ndarjen e Kosovës, e jo ky far artikulli ku manipulohet një pjesë e testit”.
Pa e uruar Bashën për pozitën e kryeparlamentarit, Kurti vazdhoj lobimin e tij për Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit duke a ‘çuar në qiell’ me lëvdata.
“Nenad Rashiq e pranon Republikën e Kosovës, punon për institucionet e shtetit tonë dhe është ministri që ka bërë më së shumti për komunitetin serb në vendin tonë”
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i tij për largimin e Aliut, i cili erdhi pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit, Kurti shkurt tha se e falënderon dhe i uron suksese.
“E falënderoj ish ministrin për kontributin. Ne duhet të vazhdojmë përpara, pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zëvendësministrin Hysen Durmishi”, tha ai.
Këto komente Kurti i dha në Fushë gjatë një inaugurimi të një kopshti për fëmijë dhe vendosjes së gurëthemelit të një shkolle.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...