Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër për presidentin - Gazeta Express
string(111) "kurti-do-perpiqem-per-takim-me-hamzen-pdk-kerkoi-qe-ti-besojme-ne-menyre-absolute-dhe-te-verber-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 13:44

Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër për presidentin

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 13:44

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit tha se do përpiqet që të ketë një takim edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

“Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për shkak se presidenti nuk do të jetë jo vetëm i një partie, por presidenti është shprehje e unitetit të popullit”, tha Kurti para mediave, transmeton Gazeta Express.

I pytur nga gazetarët nëse do ta respektojë kërkesën e PDK-së që presidenti të jetë propozim nga kjo parti, Kurti tha:

“PDK asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër përpara, ajo vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër. Pra absolute që dy kandidatët të jenë të PDK-së dhe të verbër që të mos na tregojnë emrin paraprakisht…”, tha Kurti.

“Nuk mund të ketë marrëveshje pa ia thënë asnjëherë askujt asnjë emër “, përfundoi ai./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement