string(119) "kurti-dhe-vvdje-bene-politike-ne-amfiteater-up-tre-dite-me-heret-e-hoqi-ndalesen-per-tubime-partiake-ne-hapesirat-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 9:24

Kurti dhe VV’dje bënë politikë në amfiteatër, UP tre ditë më herët e hoqi ndalesën për tubime partiake në hapësirat e saj

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 9:24

Dje Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm brenda hapësirave të Universitetit të Prishtinës. Një gjë e tillë shkaktoi reagime.

Deputetja e zgjedhur Jehona Lushaku Sadriu tha se VV nuk e respektoi pavarësinë institucionale të UP’së. Ajo kishte publikuar një vendim të UP’së, i cili i ndalon aktivitetet politike dhe fetare në hapësirat e VV’së.

Mirëpo më 7 maj UP ka marrë një vendim të ri për vënien e kushteve për mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave të objekteve të UP’së nga palët e treta.

Në pikën e parë të këtij vendimi thuhet se hapësirat e kufizuara të UP’së mund të vihen në dispozicion të palëve të treta vetëm në rastet kur ekziston një marrëveshje bashkëpunimi që lidhet drejtpërdrejt me fushat e mësimdhënies, kërkimit shkencor apo përfitimeve të tjera akademike dhe profesionale për stafin akademik dhe studentët e njësive përkatëse të UP’së.

Pika e dytë thotë se hapësirat e kufizuara të UP’së mund të vihen në dispozicion edhe të palëve të treta, kur bashkëpunimi nuk lidhet drejtpërdrejt me fushat e mësimdhënies, kërkimit shkencor apo përfitimeve të tjera akademike dhe profesionale për stafin akademik dhe studentët e njësive përkatëse të UP-së, vetëm gjatë ditëve të fundjavës, me kusht që ato aktivitete të mos pengojnë asnjë proces mësimor, kërkimor apo administrative të Universitetit të Prishtinës.

“Pika II e këtij vendimi nuk vlen në kohë të fushatave zgjedhore, lokale apo qendrore.”