Kurti dhe VV e festuan fitoren mbrëmë, në fotografitë e tubimit edhe një flamur i Amerikës - Gazeta Express
string(89) "kurti-dhe-vv-e-festuan-fitoren-mbreme-ne-fotografite-e-tubimit-edhe-nje-flamur-i-amerikes"

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 10:43

Kurti dhe VV e festuan fitoren mbrëmë, në fotografitë e tubimit edhe një flamur i Amerikës

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 10:43

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar fotografitë nga festa e mbrëmshme që pati me bashkëpartiakët e mbështetësit e këtij subjekti pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.

“Votuam. Fituam. Festuam. Urime dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.

Në mesin e të pranishmëve u pa edhe një flamur amerikan krahas flamujve kombëtarë, ndërsa vetë Kurti u pa duke u fotografuar me mbështetësit e tij.

Gjatë qeverisjes së tij, Kurti pati çarje raportesh me partnerët amerikanë që kulmoi me pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement