“Kurti dhe Osmani e kanë sulmuar demokracinë, Kosova kurrë më keq s’është vlerësuar”, Deliu-Kodra komenton Draft-Raportin e Progresit për Kosovën - Gazeta Express
string(140) "kurti-dhe-osmani-e-kane-sulmuar-demokracine-kosova-kurre-me-keq-seshte-vleresuar-deliu-kodra-komenton-draft-raportin-e-progresit-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 19:04

“Kurti dhe Osmani e kanë sulmuar demokracinë, Kosova kurrë më keq s’është vlerësuar”, Deliu-Kodra komenton Draft-Raportin e Progresit për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 19:04

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar Draft-Raportin e Progresit për Kosovëm, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë sulmuar institucionet e drejtësisë.

Ajo tha se asnjëherë më shumë se këtyre 5 viteve nuk është sulmuar dhe cenuar demokracia në Kosovë dhe që sipas saj, fatkeqësisht Kosova ka shënuar hapa mbrapa në konsolidimin e demokracisë.

“Sulmet e Albin Kurtit por edhe të presidentes Vjosa Osmani, ndaj institucioneve të drejtësisë, asnjëherë me arbitraritet të tillë nuk janë goditur gjyqtarët e Kushtetueses e Supremes të cilët janë linquar emër për emër, sepse kanë bërë përpjekje për të mbrojtur rendin kushtetutës të Kosovës”, tha Deliu-Kodra në Frontal në T7.