Kurti dhe Bislimi nesër presin në “drekë pune” Lajçakun - Gazeta Express
string(53) "kurti-dhe-bislimi-neser-presin-ne-dreke-pune-lajcakun"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 18:38

Kurti dhe Bislimi nesër presin në “drekë pune” Lajçakun

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 18:38

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të jetë nesër në Prishtinë ku do të takohet me dy kryesuesit e Kosovës në dialog, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Lajmi është konfirmuar për media edhe nga Qeveria e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajcak”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë për Reporteri.net.

Takimi me Lajcakun vjen në një kohë kur është rritur presioni nga komuniteti ndërkombëtar për arritjen e një zgjidhje në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Nga Ksoova po kërkohet që të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe, ndërsa Kurti më 2 shkurt i ka prezantuar gjatë pika të cilat duhen zbatuar për t’u themeluar ai.

Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.