“Kurti dërgoi policë të armatosur në Veri, shkeli marrëveshjen” - Gazeta Express
string(60) "kurti-dergoi-police-te-armatosur-ne-veri-shkeli-marreveshjen"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 18:39

“Kurti dërgoi policë të armatosur në Veri, shkeli marrëveshjen”

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 18:39

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit duke “dërguar policë të armatosur në Veri”.

Këto komente Vuçiq i ka bërë në kryeqytetin shqiptar Tiranë, pas përfundimit të Samitit BE- Ballkani Perëndimor.

Lexo Edhe:

“Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet ashtu. Për sa i përket kohës, nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të merremi vesh  me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet dhe të ruhet. Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në ulje të tensioneve” ka thënë Vuçiq.