Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar sot opozitën që nuk po I voton marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se këto marrëveshje nuk po arrihen të kalohen për shkak të mosvotimit nga ana e opozitës.
“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë Kuvendi, Qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marr veshje ndërkombëtare por për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë. Janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në Kuvend, dy të tjera janë në shqyrtim në Komisioni e shumë të tjera janë në proces e që pritet të vijnë nga Qeveria në Kuvend”, ka thënë Kurti.
Ai tha se janë vlera e tyre është 360 milionë euro.
“Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë as të dëmshme, e as nuk shkaktojnë obligime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të Kosovës. Përkundrazi kemi të bëjmë me mbi 360 milionë euro që ose janë kredi të buta ose janë grante para falë, që nuk ka nevojë të kthehen fare dhe do të investohen në projekte zhvillomre që janë aq t rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë ai.