Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me bashkëdrejtuesit e “Guxo”, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, si dhe Kryetaren e Alternativës, që është edhe Kryetare e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.
Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është folur për kërkesat dhe qëndrimet e opozitës për zgjedhje, raporton Express.
Në njoftim thuhet se “dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend”.
“Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend. Vetëm atëherë mund të trajtohen seriozisht nismat për diskutime të procesit të ri zgjedhor. Në cilindo skenar, partnerët e koalicionit qeverisës, u shprehën të gatshëm dhe tërësisht të bindur se vlerat e kultivuara të demokracisë dhe progresi i deritanishëm i Qeverisë do të vazhdojë bashkë me përcaktimin tonë për shtet demokratik të zhvilluar, me sundim të rendit dhe ligjit dhe për integrim në strukturat veri atlantike”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kurti është takuar të hënën me kreun e PDK’së, Memli Krasniqi, derisa dy udhëheqësit e dy partive tjera opozitare, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj, kanë refuzuar të shkojnë në darkën e thirrur nga Kurti.
Pas takimit, Krasniqi tha se në takimin me Kurtin ka kërkuar zgjedhje të parakohshme përmes një mocioni të përbashkët.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...