Kurti çon njoftim për një takim me Sekretarin e Brendshëm të Gjermanisë në Konferencën e Mynihut - Gazeta Express
string(96) "kurti-con-njoftim-per-nje-takim-me-sekretarin-e-brendshem-te-gjermanise-ne-konferencen-e-mynihut"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 22:04

Kurti çon njoftim për një takim me Sekretarin e Brendshëm të Gjermanisë në Konferencën e Mynihut

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 22:04

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke, përcjell Gazeta Express.

Në njoftimin e ZKM’së, thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje që ndërlidhen me qytetarët e Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror.

‘’ Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re’’, thuhet mes tjerash nga ZKM.

Komunikata:

Kryeministri Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke

Mynih, 13 shkurt 2026

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke.

Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re.

Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.

U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme

Advertisement
Advertisement
Advertisement