Kurti-Beogradit për Asociacionin: Ti po don, po nuk bohet - Gazeta Express
string(55) "kurti-beogradit-per-asociacionin-ti-po-don-po-nuk-bohet"

Kurti-Beogradit për Asociacionin: Ti po don, po nuk bohet

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 12:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka folur për kërkesën e vazhdueshme të Serbisë që Republika e Kosovës të themelojë Asociacionin.

Kurti ka thënë që një kërkesë e tillë është fëmijërore.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se s’mund të shtrosh kërkesa fëmijërore “Unë po dua”, duke shtuar tutje se “ti po don po nuk bohet”, raporton Gazeta Express.

“Nuk mundesh në dialog të shtrosh kërkesa fëmijërore. Këtë gjë po e bën Beogradi. Po thotë këtë gjë e dua për vete.

Nuk mund të shtrosh kërkesa fëmijërore, unë po dua, ti po don po nuk bohet. Pra duhet ta imagjinosh çka ndodh nëse e njëjta gjë të shtrohet ty. Këtë duhet ta paraqesim gjithmonë, sepse kjo është një mënyrë tjetër për ta elaboruar pak më gjatë reciprocitetin si parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë Kurti./Express/