Kryeministri Albin Kurti, pavarësisht kritikave e thirrjeve, nuk po reflekton aspak në qasjen e tij ndaj mediave të vendit duke vazhduar kështu me sulmet, ofendimet e linçimet e zakonshme që ai i bën ndaj tyre, shkruan Gazeta Express.
Madje, i pari i ekzekutivit të tanishëm sonte ka shkuar edhe më tej se përveç sulmeve, duke propaganduar kështu ndaj mediave, e duke aluduar se këto të fundit krijojnë lajme të rreme për ta mposhtur të vërtetën.
“Nuk ka britmë a piskamë nëpër studio televizive e as germë nëpër portale që mund ta mohojë e shtrembëroj realitetin e ri të Mitrovicës që është realizuar duke iu falënderuar qëndresës tuaj dhe qeverisë tonë. Një milion lajme të rreme nuk mund ta mposhtin të vërtetën, e vërteta ekziston në popull”, ka thënë ai. /GazetaExpress
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...