Kurti bën homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi në shtatëvjetorin e vdekjes së tij - Gazeta Express
string(92) "kurti-ben-homazhe-prane-varrit-te-veprimtarit-adem-demaci-ne-shtatevjetorin-e-vdekjes-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 10:14

Kurti bën homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi në shtatëvjetorin e vdekjes së tij

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 10:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

 “Gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të lirisë, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare. Ai ishte personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit!”, tha Kurti.

Demaçi vdiq më 26 korrik të vitit 2018. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet  me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.