Kurti asnjë fjalë për të akuzuarit në Hagë, dikur kritikonte Hotin për qasjen dhe premtonte se do t’i mbrojë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 20:39

Kurti asnjë fjalë për të akuzuarit në Hagë, dikur kritikonte Hotin për qasjen dhe premtonte se do t’i mbrojë

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 20:39

Pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se qeveria duhet t’i mbrojë. Ndërsa pas zgjedhjes së tij në krye të ekzekutivit, kryeministri nuk e tha asnjë fjalë për pandehurit në Hagë.

“Ata e pamë se i kanë avokatët e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendimi nga shteti. Me fjalë të tjera, kjo është edhe punë qeverie, kjo është sidomos punë qeverie”

Këtë deklaratë e dha Albin Kurti kur krerët e UÇK-së u paraqitën në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara.

10 ditë pas arrestimit të tyre, kryeministri aktual i Kosovës kritikoi qeverinë Hoti për qasjen ndaj Gjykatës Speciale.

Ky që bashkë me subjektin e tij që nga viti 2015 kundërshtuan Specialen, premtoi se do i dalë në mbrojtje kundërshtarëve të tij politikë kur do jetë shef i ekzekutivit.

Por ndonëse pas 15 nëntorit të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 50% të votave në zgjedhje dhe Kurti u zgjodh si i pari i Qeverisë, ky asnjëherë më nuk foli për të pandehurit në Hagë.

Madje as gjatë së enjtes kur u pyet nga Televizioni pas një aktiviteti që e mbajti në shesh të kryeqytetit.

Mirëpo Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po thotë se Kurti nuk ka çka të bëjë më shumë sesa çfarë kanë bërë qeveritë e kaluara.

E çdo tentim për ndonjë mënyrë tjetër të mbrojtjes së të akuzuarve, mund të shihet edhe si pengim në drejtësi.

Televizioni ka pyetur edhe tek zëdhënësi i Qeverisë lidhur me angazhimin e ekzekutivit ndaj mbrojtjes së të akuzuarve të Speciales, por nuk ka marrë përgjigje.