Kurti aludon se protesta e VV'së ndikoi që Ahtisaari t'ia shtojë fletën me 'pavarësi të mbikëqyrur' propozimit për statusin - Gazeta Express
string(119) "kurti-aludon-se-protesta-e-vvse-ndikoi-qe-ahtisaari-tia-shtoje-fleten-me-pavaresi-te-mbikeqyrur-propozimit-per-statusin"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 14:59

Kurti aludon se protesta e VV’së ndikoi që Ahtisaari t’ia shtojë fletën me ‘pavarësi të mbikëqyrur’ propozimit për statusin

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 14:59

 Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të Pakos së Ahtisarit. Kurti bashkë me lëvizjen e tij, kishin organizuar protesta masive në qendër të Prishtinës, meqë sipas Kurtit, Pakoja e Ahtisarit, s’do të sillte pavarësinë.

Megjithatë, 19 vjet pas, duke folur për Pakon Ahtisarit, Kurti ka provuar të marrë merita nga rezultatet e asaj Pakoje që e pavarësoi Kosovën, duke thënë se demonstrata e 10 shkurtit të vitit 2007, ka qenë një prej arsyeve se pse Ahtisari e kishte shtuar fjalën pavarësi në kuadër të togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”.

“Dy gjëra të mëdha kanë ndodhur pas protestës së 10 shkurtit 2007. E para , pako e Ahtisrait me ato padrejtësitë e saj zbarkoi në Kosovë me 2 shkurt. Tetë ditë më vonë e mbajtëm protestën. Më 13 mars, Ahistari ia shton një letër raportit të tij, ku për herë të parë e përdor fjalën pavarësi në kuadër të togfjalëshit pavarësi e mbikëqyrur. 13 mars 2007, 1 muaj pas protestës tonë”, ka thënë sot Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement