Kurteshi si "kamerë sigurie" në qendër të numërimit në Mitrovicë, s'pranon të flasë për media - Gazeta Express
string(89) "kurteshi-si-kamere-sigurie-ne-qender-te-numerimit-ne-mitrovice-spranon-te-flase-per-media"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 17:50

Kurteshi si “kamerë sigurie” në qendër të numërimit në Mitrovicë, s’pranon të flasë për media

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 17:50

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, është duke qëndruar në qendrën e numërimit në Mitrovicë të Jugut, ku edhe po vazhdon procesi i verifikimit, pas zhvillimeve të mbrëmshme ku u përfshinë edhe prokuroria dhe policia, shkruan Express.

Kurteshi është parë teksa qëndron statik në vendin ku po numërohen fletëvotimet, duke shikuar televizorët e vendosur aty.

Ai s’ka pranuar që të flasë për T7 në momentin kur gazetari Çlirimtar Morina ka provuar të marrë një qëndrim të tij.

Kurteshi vetëm me një lëvizje të kokës majtas-djathtas, pa folur fare, ka refuzuar të flasë për T7 rreth asaj që po ndodh në këtë qendër numërimi./Express/

Video KËTU

Advertisement
Advertisement
Advertisement