Kurteshi e burri i ish-ministres Haxhiu i rikthehen “fushatës" me Listën Serbe në KQZ - Gazeta Express
string(83) "kurteshi-e-burri-i-ish-ministres-haxhiu-i-rikthehen-fushates-me-listen-serbe-ne-kqz"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 15:45

Kurteshi e burri i ish-ministres Haxhiu i rikthehen “fushatës” me Listën Serbe në KQZ

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 15:45

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë folur për Listën Serbe dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale.

Sami Kurteshi ka qenë i pari që ka marrë fjalën, duke përmendur Komunën e Kllokotit dhe tërheqjen e kandidatit të një partie tjetër që ishte në balotazh përballë Listës Serbe.

Kurteshi ka thënë se do të votojë kundër certifikimit të rezultateve për Kuvendet Komunale për komunat me shumicë serbe, meqë sipas tij, Beogradi ka ushtruar ndikim.

Kurteshi të njëjtin qëndrim e ka pasur edhe për rezultatet e balotazhit.

Alban Krasniqi ka ndarë të njëjtin mendim dhe qëndirm me Kurteshin. Burri i ish-ministres Haxhiu ka thënë se Lista Serbe është organizatë terroriste, por s’e s’kanë çfarë t’i bëjnë Gjykatës Supreme që e ka bërë pjesë të procesit zgjedhor.

“E keni ble edhe atë të Kllokotit, i keni ble edhe ata tjerët”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka përmendur edhe sulmin e Banjskës, duke thënë se Listës Serbe s’mund ta shesë “ndërrimin e lëkurës”./Express/