Kurteshi dhe Krasniqi bënë pak "spektakël", zyrtari në KQZ që raportohet se është i afërt me VV’në, kishte rekomanduar certifikimin e Srpska's - Gazeta Express
string(136) "kurteshi-dhe-krasniqi-bene-pak-spektakel-zyrtari-ne-kqz-qe-raportohet-se-eshte-i-afert-me-vvne-kishte-rekomanduar-certifikimin-e-srpskas"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 19:35

Kurteshi dhe Krasniqi bënë pak “spektakël”, zyrtari në KQZ që raportohet se është i afërt me VV’në, kishte rekomanduar certifikimin e Srpska’s

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 19:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ky veprim riktheu skenarin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur një vendim identik u mor po ashtu nga KQZ-ja, por u përmbys nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Mbetet të shihet se si do të vendos PZAP-ja kësaj here.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, bënë spektakël gjatë mbledhjes, por Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, për të cilin ka pasur raportime se është person i afërt me Vetëvendosjen, ka dorëzuar rekomandimin për certifikimin e Partisë Politike SRPSKA LISTA në KQZ.

“Zyra i rekomandon KQZ të certifikojë subjektin politik – Parti Politike SRPSKA LISTA (shtojca I), për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më 12 tetor 2025”, thuhet në rekomandimin për certifikimin e Partisë Politike SRPSKA LISTA të dërguar në KQZ nga Besnik Buzhala.

Sipas raportimeve në media Besnik Buzhala konsiderohet mik i deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, që më pas edhe kishte marrë pozitën në KQZ.

“Vendimi i sotëm për të mos certifikuar Listën Serbe nuk është gjë tjetër veçse një akt politik, i cili do të rrëzohet nga PZAP-ja”, ka deklaruar Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës.

“Ligji është i qartë: çdo parti e regjistruar certifikohet automatikisht, përveçse kur nuk i plotëson kërkesat administrative. Sa i përket kandidatëve individualë, kufizimet zbatohen vetëm nëse kanë papërshtatshmëri juridike, përfshirë dënime penale me burgim efektiv në tri vitet e fundit.

Përderisa nuk ka një akt që shpall një subjekt si organizatë terroriste, ai trajtohet si çdo pjesëmarrës tjetër që plotëson kriteret formale. Edhe sikur një vendim i tillë të merrej, ai do të ishte i kontestueshëm”, vijon ai.

KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rezultati ishte si në vijim: Dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Pro votuan kryetari Kreshnik Radoniqi dhe përfaqësuesja e Listës Serbe. Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa abstenimet ishin nga përfaqësuesit e partive të tjera.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, kundërshtuan certifikimin e kësaj partie duke shfaqur dokumente se kandidatë të Listës Serbe kanë pozicione në organet paralele të Serbisë në Kosovë.

Vendim i ngjashëm ishte marrë në KQZ edhe në zgjedhjet e kaluara, por ishte përmbysur.