Koloneli Safet Syla, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se ai s’e kishte menduar asnjëherë së nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, do ta dekoronte djalin e tij.
Ai ka thënë se ky moment ka qenë shumë emocional, të cilin, ai ‘’s’ka fjalë për ta përshkruar’’.
‘’Kjo mundet me kanë veç një ëndërr e arritur, as që e kam me bë mend unë fillimisht do ta përjetoj lirinë, sepse ne gjatë luftës humbnim shumë shokë, vriteshin bashkëluftëtarët, megjithatë ja që ia dolëm. Kurrë s’e kam bë mend, që djemtë e mi, do të vijë një ditë që komandanti i FSK’së, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, do ta dekoron sot djalin tim. Ka qenë moment shumë emocial, s’kam fjalë me përshkruar. Material që do më frymëzoj të shkruaj veçanërisht për këtë storje’’, ma thënë ai.