Kurrë mos provo ta kapësh topin duke shikuar dikah tjetër, të përfundon në fytyrë - Gazeta Express
string(80) "kurre-mos-provo-ta-kapesh-topin-duke-shikuar-dikah-tjeter-te-perfundon-ne-fytyre"

Futboll

Gazeta Express

05/06/2022 11:34

Kurrë mos provo ta kapësh topin duke shikuar dikah tjetër, të përfundon në fytyrë

Futboll

Gazeta Express

05/06/2022 11:34

Në futboll jemi mësuar të shohim veprime spektakolare të lojtarëve, të cilët e pasojnë topin pa shikuar fare tek “objektivi”.

Specialist në këtë aspekt ishte Ronaldinho, i cili shikonte dikah tjetër derisa e bënte pasimin.

E një portier në stërvitje është munduar në njëfarë mënyrë ta bëjë veprimin “no look catch”, për ta kapur topin pa e shikuar fare atë, shkruan “Gazeta Express”.

Por, kjo provë i ka shkuar dëm këtij portieri, siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë.

Ai në fakt nuk e përcepton si duhet topin, i cili hyn në mes të duarve të tij dhe përfundon në fytyrën e tij.

Kjo video, e cila sigurisht se ju bën edhe të qeshni kur ta shihni, është bërë virale në rrjetet sociale.

Nga kjo del një mësim dhe një këshillë: kurrë mos e bëni një veprim duke shikuar dikah tjetër, e jo nga topi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement