Kurorëzohen Shapti e Selvija, tregojnë arsyen pse s'kanë bërë dasmë - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

07/03/2021 12:29

Kurorëzohen Shapti e Selvija, tregojnë arsyen pse s’kanë bërë dasmë

Rozë

Gazeta Express

07/03/2021 12:29

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë kanë shkuar edhe një hap përpara.

Partnerja e Shpatit përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram u ka dhënë më shumë mundësi fansave të pyesin rreth gjërave që u interesojnë, derisa nuk i shpëtoi atyre rreth martesës.

“A keni bërë plane me Shpatin kur do ta keni dasmën”, ka qenë pyetja e një ndjekësi duke mos munguar një përgjigje nga Jao ku tregon se kanë bërë kurorëzimin fetar.

“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë”, tha ajo.

Shpati e takoi Selvijën në vendin e saj të punës, pasi ajo punonte si parukiere.