Kurë e re për diabetin tip 1 - Gazeta Express
string(28) "kure-e-re-per-diabetin-tip-1"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

31/03/2026 18:33

Kurë e re për diabetin tip 1

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

31/03/2026 18:33

Një trajtim i ri revolucionar mund të shënojë një kthesë historike në luftën kundër diabetit tip 1, pasi disa pacientë kanë arritur të heqin dorë plotësisht nga insulina pas një prove klinike.

Studiues nga University of Chicago Medicine Transplant Institute kanë publikuar rezultatet më të fundit të një studimi në vazhdim, ku pacientë me diabet tip 1 iu nënshtruan një transplanti të qelizave ishullore.

Ndryshe nga diabeti tip 2, i cili lidhet shpesh me stilin e jetesës, diabeti tip 1 është një sëmundje autoimune ku sistemi imunitar shkatërron qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Pa insulinë, trupi nuk mund të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak, duke rrezikuar komplikacione serioze, madje edhe vdekje.

Në këtë studim, 10 pacientë iu nënshtruan transplantimit të qelizave ishullore – qeliza të specializuara që prodhojnë hormone për rregullimin e sheqerit në gjak. Vetëm katër javë pas procedurës, të gjithë pacientët arritën të prodhojnë insulinë vetë, pa pasur më nevojë për injeksione.

Gjithashtu, niveli i tyre i glukozës në gjak (A1C) ra nga mesatarisht 8% në 5.3%, një nivel që konsiderohet normal për persona pa diabet.

Pas transplantit, pacientët morën një ilaç të ri me antitrupa monoklonalë, Tegoprubart, i cili ndihmon në parandalimin e refuzimit të qelizave të transplantuara nga sistemi imunitar. Sipas studiuesve, ky ilaç u tolerua mirë dhe nuk pati raste refuzimi.

Transplanti i qelizave ishullore realizohet duke marrë këto qeliza nga donatorë (në këtë rast të ndjerë) dhe duke i injektuar në mëlçi përmes një procedure minimale invazive. Në disa raste mund të nevojiten më shumë se një ndërhyrje për sukses të plotë.

Megjithëse rezultatet janë shumë premtuese, kjo metodë ende nuk është miratuar gjerësisht dhe kostoja e saj mund të arrijë rreth 100 mijë dollarë. Kërkohen studime të mëtejshme për të konfirmuar efektivitetin në një numër më të madh pacientësh.

Një nga pacientët e shëruar është Marlaina Goedel, e diagnostikuar me diabet tip 1 që në moshën pesëvjeçare. Vetëm një muaj pas procedurës, ajo nuk kishte më nevojë për insulinë. Ajo rrëfen se sëmundja i kishte vështirësuar jetën që në fëmijëri dhe kishte kaluar shpesh në gjendje të rrezikshme.

Sot, pas trajtimit, ajo thotë se për herë të parë mund të jetojë pa frikën e rënies së sheqerit në gjak dhe të kalojë kohë normale me familjen.

Megjithëse nuk bëhet fjalë ende për një kurë të garantuar për të gjithë, ekspertët besojnë se ky trajtim mund të hapë rrugën drejt një zgjidhjeje afatgjatë për diabetin tip 1. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement