string(74) "kurban-bajrami-spahiu-uron-besimtaret-te-forcojme-lidhjet-me-njeri-tjetrin"

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 13:04

Kurban Bajrami, Spahiu uron besimtarët: Të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin

Shqiperi

Gazeta Express

05/06/2025 13:04

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shprehu sot urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, nesër më 6 qershor.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë, Spahiu tha se “me rastin e festës së Kurban Bajramit ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, shëndet, paqe e mëshirë në familjen tuaj”.

“Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj krijuesit të gjithësisë. Ai lidhet drejtpërdrejt me një prej tregimeve më madhështore të shpalljes hyjnore në kuranin famëlart dhe sakrificës së tij sublime për të çuar në vend premtimin e dhënë”, tha Spahiu.

Saphiu u shpreh se “Kurani na mëson se tek zoti nuk arrin as mishi, as gjaku nuk është ky qëllimi i kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak dhe të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita. Vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të  fesë sonë”.

Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më 6 qershor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

aaaaa