Kurat natyrale dhe ilaçet, ja pse nuk duhet përzier kurrë - Gazeta Express
string(56) "kurat-natyrale-dhe-ilacet-ja-pse-nuk-duhet-perzier-kurre"

Gazeta Express

03/03/2020 15:44

Kurat natyrale dhe ilaçet, ja pse nuk duhet përzier kurrë

Gazeta Express

03/03/2020 15:44

Për  shekuj me rradhë njerëzit e kanë shfrytëzuar mjekësinë alternative, bimët dhe vlerat e tyre për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.

Çfarë është mjekësia alternative?

Lexo Edhe:

Mjekësia alternative ka të bëjë më trajtimet me bimë mjekësore dhe produkte natyrale. Kjo lloj mjekësie përdor praktika dhe produkte, të cilat nuk përdoren nga mjekësia moderne.

Mirëpo kombinimi i metodave alternative dhe metodave të mjekësisë moderne, ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Kështu, nëse merrni një kurë bimore dhe ilaçe kundër një sëmundjeje të caktuar, efekti Ii të dyjave mund të jetë i njëjtë mirëpo i ekzagjeruar. Gjithshtu të dy trajtimet mund të kenë ndikime të kundërta duke penguar efektin e njëra-tjetrës.

Ju duhet të keni kujdes sidomos në momentin kur vendosni të përdorni xhenxhefil dhe hudhër me ilaçe. Kur këto produkte përzihen me ilaçe ato mund të shkaktojnë hollimin e gjakut, nxirje të lëkurës apo gjakderdhje.

Kështu që, herën tjetë kur të vendosni të trajtoheni me metoda natyrale, bëni kujdes me ilaçet të cilat i merrni./Gazeta Express