Kur UÇK-ja mori vesh për çlirimin, Çeku: Një helikopter me oficerë të NATO-së erdhën me na e uru fitoren - Gazeta Express
string(102) "kur-uck-ja-mori-vesh-per-clirimin-ceku-nje-helikopter-me-oficere-te-nato-se-erdhen-me-na-e-uru-fitoren"

Kur UÇK-ja mori vesh për çlirimin, Çeku: Një helikopter me oficerë të NATO-së erdhën me na e uru fitoren

Lajme

Gazeta Express

10/06/2024 18:15

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, ka rrëfyer në Frontal në T7 se si e kuptoi ushtria guerrile se e fitoi luftën dhe se vendi u çlirua.

“Ne kemi qenë në mbramje pa rrymë, me agregatë. Në momentin që është nënshkru ne jemi çu në kambë edhe ia kemi uru njani tjetrit. Serbët cdo humbje e festojnë si fitore. Ne ishim në Berishë të rrethum prej tyre. I kemi dëgju tu gjujtë e tu djegë shtëpi të shqiptarëve. Menduam që po na sulmojnë e në fakt ata po festonin”, tregoi Çeku.

Lexo Edhe:

Çeku tregoi se si një helikopter me oficerë të NATO-s kishin ardhur për t’i uruar.

“Na thanë që afër shtabit me rregullu një vend ku ka me zbrit një helikopter që kanë me zbritë disa oficerë të NATO-së me na e uru fitoren. Kur majori britanez ma ka dhënë dorën ma ka uru ‘urime liria’. Unë atij ‘faleminderit’. Aty e kam kuptu që misioni im ka përfundu”, tha Çeku.