Njohësi i çështjeve politike Durim Jasharaj ka komentuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të kuvendit, duke thënë se ky dekret ‘’përmban mllef’’.
Jasharaj ka thënë edhe se Osmani ka vendos në ‘’bazë të inateve të saj’’ dhe ‘’mllefit që s’u bë presidente’’.
‘’Kjo është një situatë ku egoja e mund arsyen, absolutisht dekreti i saj përmban mllef. Kjo zoja ka vendos në bazë të inateve të saj, të mllefi që s’u bë presidente me bë këtë dekret. Po a e din çka është interesant një sen, qat moment që u përzi Edi Rama e kom ditë që kësaj pune erë e mirë nuk i vjen, qasaj dite kur kjo ka shku në Liria ka Emër, e kam ditë që kësaj pune era e mirë nuk po i vjen’’, ka thënë ai mes tjerash. /Express