“Ishte një paralajmërim shumë serioz. Ndryshoi mënyrën se si e shoh jetën”
Aktori i famashëm, Antonio Banderas, ka rrëfyer se vendimi për t’u larguar nga Hollywood-i erdhi pas një ataku në zemër në vitin 2017, një ngjarje që i ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të jetuarit.
65-vjeçari shpjegoi se kriza serioze shëndetësore me të cilën u përball në 2017-n i ndryshoi jetën, duke e detyruar të kthehej përgjithmonë në qytetin e tij në lindjes, Malaga.
“Ishte një paralajmërim shumë serioz. Ndryshoi mënyrën se si e shoh jetën”, tha ai, sipas “Page Six”. Aktori më parë kishte thënë se ataku në zemër ishte “një nga gjërat më të mira” që i kishte ndodhur, pasi e ndihmoi të ripërcaktonte prioritetet e tij.
Deri atëherë, Banderas kishte jetuar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke mbajtur një shtëpi luksoze, por pas atakut në zemër ai mori vendime drastike. Ai la duhanin, shiti avionin e tij privat dhe u kthye në Spanjë, ku bleu një teatër.
“Kur u përballa me vdekjen, kuptova se në të vërtetë jam një person i teatrit”, tha 65-vjeçari. Ai tani jeton në Malaga me partneren e tij, Nicole Kimbel, dhe është aktiv në biznes duke zotëruar restorante, ndërsa dashuria e tij e madhe është teatri i tij jofitimprurës “Teatro del Soho”.
“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur”, theksoi ai. Aktori i famshëm iu referua edhe rrugës së tij në Hollywood, duke vënë në dukje se i kapërceu pasiguritë për gjuhën pas martesës me Melanie Griffith, me të cilën u divorcua në vitin 2015 pas 18 vitesh. Në të njëjtën kohë, ai zbuloi se në fillim të karrierës së tij i ishte thënë se, si spanjoll, mund të luante vetëm role “të këqija”, diçka që e hodhi poshtë me filma të tillë si “Maska e Zorros”.