Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai i Madh pranoi që ai edhe Selin të darkonin së bashku në dhomën e surprizave. Në një moment banori i ka treguar Selin se pse ka zgjedhur që ta thërrasë ‘çika jeme vogël pink’.
Një ditë në shtëpi të pashë veshur me një palë tuta rozë dhe me papuçe dhe ke qenë në lavanderi duke palosur diçka dhe më je dukur si një fëmijë. Si një çikë e vogël dhe thashë kështu: çika jeme vogël pink.
Selin iu përgjigj duke thënë se atë kostum ka dashur që ta kthejë dhe të mos e veshë më por meqë i ka pëlqyer atij nuk e ka bërë dhe e ka akoma.
Atë kostumin kam dashur që ta çoj në shtëpi sepse e kam veshur shumë herë, por që kur u bë çika jote pink nuk e çova.
Gimbo shtoi gjithashtu se:
Mos e kthe sepse dhe unë kam qejf kur vesh gjëra pink.