‘‘Kur thehet kerri, udhë ki sa t’dush’’, Gorani për ndëshkimin nga SHBA'ja: Situatë dramatike, por jo e befasishme - Gazeta Express
string(105) "kur1-thehet-kerri-udhe-ki-sa-tdush-gorani-per-ndeshkimin-nga-shbaja-situate-dramatike-por-jo-e-befasishme"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 23:09

‘‘Kur thehet kerri, udhë ki sa t’dush’’, Gorani për ndëshkimin nga SHBA’ja: Situatë dramatike, por jo e befasishme

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 23:09

Sot gjatë ditës, u bë e ditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se këto të fundit kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Për këtë çështje është diskutuar edhe në Pressing në T7, ku mes të ftuarve është edhe Dukagjin Gorani.

Gorani ka thënë se kjo situatë nuk është e papritshme dhe e befasishme.

 ‘‘Kur të thehet kerri udhë ki sa t’dush. Krejt çka munum na këtu në studio, është me i numëru rrugët që munet me i pas shoqëria jonë për me dal prej kësaj, mirëpo te tonë këqyrim më harru faktin që na u ka thy kerri. Kjo situatë është tepër dramatike, mirëpo jo edhe e papritshme edhe absolutisht jo e befasishme. Sepse, së paku prej vitit 2022, gradualisht është ndërtuar një klimë dhe situatë, ku e kemi kuptu që përplasja me aleatët tanë do të jetë e pashmangshme. Këtu bëhet fjalë për reduktimin e marrëdhënieve të qeverisë amerikane me kreun politik shtetëror të vendit deri në një nivel afër shkëputjes së raporteve diplomatike”, tha ai mes tjerash. /GazetaExpress