"Kur të tjerët dyshojnë, ne ngrihemi edhe më lart", Batatina me fjalë të mëdha për Llapin, i paralajmëron kundërshtarët - Gazeta Express
string(114) "kur-te-tjeret-dyshojne-ne-ngrihemi-edhe-me-lart-batatina-me-fjale-te-medha-per-llapin-i-paralajmeron-kundershtaret"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 22:04

“Kur të tjerët dyshojnë, ne ngrihemi edhe më lart”, Batatina me fjalë të mëdha për Llapin, i paralajmëron kundërshtarët

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 22:04

Pasi e nisi sezonin në mënyrën jo më të mirë të mundshme, Llapi i Tahir Batatinës mori një fitore të madhe ndaj Ballkanit.

Llapi fitoi 4-2 ndaj Ballkanit në Suharekë, duke u ngritur tashmë në pozitën e pestë në tabelë.

Pas kësaj ndeshje, trajneri Tahir Batatina ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se Llapi është klubi më i organizuar në Kosovë, duke bërë me dije se po ecin para drejt fitoreve të reja.

POSTIMI I PLOTË:

“Kur të tjerët flasin, ne vazhdojmë punën.

Kur të tjerët kritikojnë, ne përgjigjemi me rezultate.

Kur të tjerët dyshojnë, ne ngrihemi edhe më lart.

Me disiplinë, përkushtim dhe krenari, ne mbrojmë ngjyrat e klubit më të organizuar në Kosovë.

Llapi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një skuadër me vizion të qartë, me objektiva të forta dhe me synimin e vetëm: të përfaqësojë me nder klubin, qytetin dhe çdo llapjan që beson në këtë emblemë.

Forca jonë më e madhe janë ata që nuk lodhen kurrë, ata që qëndrojnë pranë nesh për 90 minuta e më shumë — krenaria e qytetit, Legjendat.

Së bashku, me zemër, me disiplinë dhe me pasion, ne ecim përpara drejt fitoreve të reja.

Llapi – gjithmonë më i fortë, gjithmonë më lart”, është postimi i Tahir Batatinës.

Llapi ka 20 pikë nga 14 ndeshje në këtë sezon, duke qenë vetëm gjashtë pikë larg kreut të tabelës, që mbahet nga Prishtina./GazetaExpress/