Kur të bleni cigare në Shqipëri, do të shihni së shpejti këto pamje shqetësuese - Gazeta Express
string(78) "kur-te-bleni-cigare-ne-shqiperi-do-te-shihni-se-shpejti-keto-pamje-shqetesuese"

Gazeta Express

19/02/2020 18:04

Kur të bleni cigare në Shqipëri, do të shihni së shpejti këto pamje shqetësuese

Gazeta Express

19/02/2020 18:04

Pasojat e duhanit tashmë së shpejti do të stampohen në paketat e cigareve në Shqipëri, dhe pamjet nuk do të jenë aspak të bukura për t’u parë. Njërëz të vdekur, apo të sëmurë në fund të jetës.

Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, në drejtimin e Ministres Ogerta Manastirliu, ka miratuar imazhet që do të përdoren në paketimet e duhanit në Shqipëri.

Lexo Edhe:

“Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit.

Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, tha Manastirliu.